Çfarë është Das WeltAuto?

Das WeltAuto është marka e re e dedikuar për mjetet e përdorura të markave të ndryshme të kontrolluara dhe garantuara nga Porsche Albania.

Si funksionon? Ne blejmë mjete të përdorura dhe teknikët tanë i rigjenerojnë duke i ngritur në lartësinë e standarteve Das WeltAuto.

Pasi mjetet kalojnë kontrollin e cilësisë ne i nxjerrim këto mjete në shitje.

Ne gjithashtu ndihmojmë klientët të blejnë një mjet të ri në këmbim të mjetit të tyre të përdorur.

Blerje, shitje, këmbim: Das WeltAuto i bën te gjitha!

Përfitimet Das WeltAuto

Te ne mund të gjeni mjetin tuaj perfekt, me çmimin dhe kushtet më të mira të mundshme pasi të gjitha mjetet tona janë të çertifikuara dhe garantuara.

Për më tepër ato mund të përfitojnë nga shërbimet ekskluzive të Das WeltAuto.

Ideale për shijet dhe buxhetin tuaj, gama e mjeteve tona përfshin modele të përdorura nga 0 deri ne 7 vjet dhe me kilometra nga 0 deri në 150.000.

Natyrisht do të gjeni mjete të perdorura të grupit si Audi, Volkswagen, SEAT, Škoda dhe Volkswagen Makina Tregtare, përfshi dhe modelet më të fundit.

Mos kërkoni në vend tjetër: drejtohuni te Das WeltAuto pranë Porsche Albania.

Garancia Das WeltAuto

Mjetet e ofruara nga Das WeltAuto mund të përfitojnë garanci shtesë në rast se garancia e prodhuesit ka përfunduar.

Ne çdo rast mjetet tona janë të kontrolluara dhe kilometrazhi është i garantuar.

Mjetet që kanë deri në 50.000 kilometra dhe me moshë deri në 3 vjet në momentin e shitjes mund të gëzojnë garanci Das WeltAuto.

Më konkretisht dy jane paketat e ofruara të garancisë:

- Opsioni i parë: 6 muaj ose 10.000 kilometra
- Opsioni i dytë: 12 muaj ose 20.000 kilometra

Financimi

Mjetet Das WeltAuto mund të përfitojnë edhe nga avantazhet e krijuara nga Porsche Leasing dhe Porsche Mobility.

Në rast se ju jeni të interesuar për financim, grupi ynë mund t’ju ofrojë qera financiare dhe operacionale.

Proçedurat e thjeshta dhe brenda “shtëpisë” kursejnë kohën tuaj duke ju ofruar njëkohësisht kushtet më të mira.